Kusari-Lila: Nëse s’ka konsensus rreth dialogut, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje

Aktuale October 11, 2018 - 11:15
Lajmet e fundit nga vendi

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka konsideruar se nuk është fare e lehtë që marrëveshja përmbyllëse me Serbinë të arrihet brenda vitit 2018, raporton "Zëri.info".

“Në këtë vit kalendarik është gati e pamundur që të përmbyllet, duke e marrë parasysh edhe trendin, edhe moszbatueshmërinë e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka deklaruar ajo.

Sipas Kusari-Lilës, së pari duhet që të arrihet një konsensus i brendshëm rreth këtij procesi.

LEXO EDHE: Sivjet s’ka marrëveshje me Serbinë

“Konsiderojmë që është e domosdoshme të gjitha partitë politike shqiptare, pozitë e opozitë, të ulen së bashku dhe të kenë një platformë të përbashkët. Vetëm kështu mund të arrihet konsensusi. Nëse jo, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të ketë institucione kredibile, të cilat mund të arrijnë që ta ndërtojnë konsensusin e përbashkët”, ka shtuar ajo.

Sipas deputetes së Alternativës, konsensusi është e vetmja formë për ta arritur një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme në mes të dyja vendeve dhe arritja e dakordimit të gjerë mes partive varet krejt nga qasja e pozitës. /ZERI