Thaçi e Rama bisedojnë me Macronin në Samitin e Frankofonisë
Aktuale
October 11, 2018 - 10:32
Lexo tjera detaje
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama janë parë duke biseduar me presidentin e Francës Emmanuel Macron në Samitin e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë.
Përmes një videoje që e ka postuar kryeministri shqiptar, që të tre krerët e shtetit shihet se janë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net
Në këtë video shihet se presidenti francez Macron është duke biseduar me presidentin Thaçi mirëpo, akoma nuk është bërë e ditur se çfarë kanë diskutuar.