Opozita: Thaçi po e shantazhon Qeverinë

Aktuale October 09, 2018 - 12:38
DETAJET

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në një prononcim për gazetën "Zëri", ka vlerësuar se rrëzimi i Qeverisë nuk duhet të vijë nga dëshira e presidentit Hashim Thaçi.

“Nuk është hera e parë që PDK-ja vetë i rrëzon qeveritë për interesa të veta. Edhe në këtë moment Qeveria aktuale është në dorën e PDK-së, në të cilën presidenti i vendit ka shumë ndikim. Nuk i takon shumë presidentit që të merret me punën dhe me rrëzimin e Qeverisë. Kjo është një lloj shantazhi ndaj Qeverisë dhe ndaj të tjerëve për ta realizuar projektin e Serbisë, të cilin presidenti e ka përvetësuar si të veten”, është shprehur Kurteshi.

LEXO EDHE: Pozita, e bindur që s’do të ketë zgjedhje

Ndonëse sipas tij ka mjaft arsye për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, zgjedhjet nuk mund të thirren si pasojë e mospranimit të idesë së korrigjimit të kufirit.

“Ka plot arsye që Qeveria të bjerë, por kjo për çka presidenti tanimë po e kërcënon nuk do të duhej të ishte arsyeja për të rënë Qeveria, ka plot arsye të tjera”, ka shtuar ai.