Hoxha tregon se cili shtet refuzon kategorikisht heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale October 08, 2018 - 21:02
DETAJET

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha në një intervistë për gazetën “zëri”, ka deklaruar se shteti më refuzues për votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën është Spanja, raporton “Zëri.info”.

Në anën tjetër Hoxha ka thënë se shtetet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si Rumania, Sllovakia e Greqia kanë qasje më pragmatike për sa i përket kësaj çështje.

LEXO EDHE: Hoxha: Vendimi për heqjen e vizave, në fillim të dhjetorit

Zëri: Është e pamundur që në këto procese të mos flitet edhe për pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Cila prisni se do të jetë qasja e tyre në këtë proces?

 

Hoxha: Spanja është ndoshta shteti më refuzues ndaj kësaj çështjeje, duke i ditur edhe problemet e tyre të brendshme, në anën tjetër shtetet si Greqia, Sllovakia, Rumania kanë qasje më pragmatike, për shembull kur e marrim vizën Schenghen nuk shkruan “minus” si në rastin e Spanjës. Por edhe në shumë hapa të tjerë të rëndësishëm kanë votuar pro, prandaj nuk presim ndonjë sfidë, sidoqoftë po komunikojmë edhe me këto shtete në çfarëdo niveli që kemi mundësi, në mënyrë që të mos ketë befasi. /ZËRI