Bahtiri viziton Ujmanin, 'thumbon' Thaçin

Aktuale October 07, 2018 - 15:08
DETAJET

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri këtë vikend e ka kaluar tek Liqeni i Ujmanit, prej ku edhe ka postuar një fotografi, shkruan “zëri.info”.

Bahtiri me rast të kësaj vizite ka shkruar “Liqeni i Ujmanit është një vend i mrekullueshëm. Ashtu sikurse ne, edhe Policia e Kosovës meriton të ketë pushim për vikend”.

Një vizitë të tillë para një jave e ka bërë edhe presidenti I vendit Hashim Thaçi por i cili ndryshe nga Bahtiri ishte i shoqëruar me forcat speciale ROSU dhe me disa zyrtarë politikë në vend.  /ZËRI