Kjo është vajza kosovare, këshilltare e presidentes kroate! (FOTO)

Aktuale October 07, 2018 - 09:44
DETAJET

Gentiana Fana është vetëm njëra nga vajzat shqiptare që po korrin suksese në botë. Ndryshe nga të tjerët ajo shërben si anëtare e këshillit rinor në zyrën e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, raporton “zëri.info”.

Gentiana është 24-vjeçare me prejardhje nga Komuna e Drenasit.

Ajo në Kroaci së bashku me familjen e saj ka emigruar në moshën 2-vjeçare.

Përveç në zyrën e presidentes kroate, Gentiana është edhe menaxhere e Këshillit për Punë të Brendshme të BE-së në Këshillin Evropian të rinjve. /zëri

Image

Image

Image