Hoxhaj: Draft-Rezoluta e sotme i jep drejtim dialogut me Serbinë

Aktuale October 06, 2018 - 20:58
DETAJET

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur hartimin e Draft-Rezolutës së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri.info”.

Hoxhaj përmes një postimi në “facebook”, ka shkruar se kjo rezolutë I jep drejtim të qartë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE: Thaçi përshëndet rezolutën kundër prekjes së kufijve

“Propozim rezoluta e sotme është e qartë dhe i jep drejtim procesit të dialogut me Serbinë. Sovraniteti, territori, kufijtë dhe rendi kushtetues janë të panegociueshme. Tashmë varet nga të gjithë ne se a duam ta përmbyllim shtetndërtimin dhe ta kompletojmë sovranitetin apo ta vazhdojmë status quo’në”, ka shkruar ai. /ZËRI