Thaçi përshëndet rezolutën kundër prekjes së kufijve

Aktuale October 06, 2018 - 19:40
DETAJET

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e koalicionit qeverisës për miratimin e Draft-Rezolutës për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri.info”.

Thaçi në një postim në “Facebook”, ka shkruar se kjo gjë është shumë e rëndësishme për arsye se paraqet unifikimin për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

LEXO EDHE: Këmbëngul Haradinaj: Kufijtë e Kosovës nuk negociohen

Ky është postimi i plotë i tij:

E përshëndes vendimin e subjekteve politike të koalicionit qeveritar për harmonizimin e qëndrimeve politike dhe hartimin e rezolutës së përbashkët për dialogun.

Është shumë e rëndësishme për shtetin tonë, që ne të gjithë të jemi sa më unikë dhe të bashkohemi për mbrojtjen e interesave qytetare dhe shtetërore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Interesi shtetëror i Republikës së Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes partiak apo elektoral. /ZËRI