Ushtria ka mandat të dalë edhe në veri

Aktuale October 06, 2018 - 18:17
DETAJET

Deputeti dhe kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka deklaruar se ushtria e Kosovës do ketë mandat edhe në veriun e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Sipas Shalës, ushtria do tu jetë pranë qytetarëve varësisht se në cilin vend ka nevojë.

LEXO EDHE: Shala: Ushtria në nëntor, e votojnë mbi 100 deputetë

A do të ketë ushtria e Kosovës mandat për të dalë edhe në veri të Kosovës?

Shala: Ushtria e Kosovës do të ketë një mandat në ruajtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe me këtë nënkupton gjithçka, pavarësisht se kur shkon. Kurdo që rrezikohet jeta e qytetarëve në atë pjesë, sigurisht që FSK-ja do të duhej të shkojë dhe të ndihmojë, varet se nga kush rrezikohet, por kurdo që është e nevojshme ajo duhet të shkojë aty në mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. /ZËRI