Hoxhaj paralajmëron zëvendësim të ministrave

Aktuale October 04, 2018 - 23:12
Paralajmëron Enver Hoxhaj

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për reformimin që ka nisur ta bëjë PDK brenda strukturave.

Ai ka paralajmëruar se me këtë rast do të prekën edhe disa ministra.

Hoxhaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Pressing”, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se disa ministra duhet të zëvendësohen..

LEXO EDHE: Enver Hoxhaj: Edhe unë e Veseli do të shkonim me Thaçin në Ujman

“ Ne i bëjmë matjet e punëve që bëhen nga çdo individ.  Edhe vlerësimi për ministra është bërë edhe PDK ka një qëndrim se disa ministra duhet të zëvendësohen. Për momentin nuk mund ta them cilët janë ata, por ndryshime do të ketë”, tha ai.

Ai ka treguar se ndryshime do të ketë edhe ne struktura tjera të partisë, si në komuna e vende të tjera.