Enver Hoxhaj: Edhe unë e Veseli do të shkonim me Thaçin në Ujman

Aktuale October 04, 2018 - 22:12
Lexo detajet

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për vizitën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në liqenin e Ujmanit, në veriun e Kosovës, të shtunën.

Hoxhaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në “Pressing”, e ka arsyetuar mënyrën e realizimit të kësaj vizite të paparalajmëruar nga Thaçi.

Presidenti ishte i shoqëruar edhe nga ministra, nga radhët e subjektit politik që e drejtonte dikur, PDK-së.

LEXO EDHE: Thaçi: Në veri takova edhe serbë që ishin pjesë e konfliktit të armatosur

Hoxhaj ka thënë se edhe ai vetë do të shkonte në Ujman me Thaçin, nëse kreu i shtetit do ta ftonte.

Me Thaçin do të shkonte edhe kreu aktual i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë Hoxhaj.