Hoti flet për skenarin e dëmshëm të Daçiqit për Kosovës

Aktuale October 04, 2018 - 17:09
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është duke e përgatitur një skenar të dëmshëm për Kosovën, raporton “Zëri.info”.

Sipas Hotit ky skenar është një trillim i Beogradit me justifikim për kërcënimin e ri ndaj sovranitetit të Kosovës.

Hoti thotë se ky skenar shkon në dëm të Kosovë ku edhe kërkon forcimin e sovranitetit dhe braktisjen e idesë për “korrigjimin e kufijve”.

LEXO EDHE: Mustafa: Disa shtete nuk do ta përkrahin liberalizimin e vizave

Postimi i plotë i tij:

Skenari që Ministri i Jashtëm i Serbisë Daçiq po parasheh për Kosovën, ku “shqiptarët do t’i sulmojnë serbët në veri me miratimin e heshtur të ndërkombëtarëve” është një trillim tipik i Beogradit. Ky trillim është justifikim për kërcënim të ri ndaj sovranitetit të Kosovës. Edhe pse trillim, kjo qasje e Beogradit shkon në dëm të Kosovës.

Prandaj, përgjigja jonë ndaj këtyre aventurave të rrezikshme dhe gjuhës kërcënuese edhe për rajonin, duhet të jetë forcimi i sovranitetit tonë, braktisja e idesë së mbrapshtë të “korrigjimit të kufijve” dhe fokusimi në agjendën e zhvillimit ekonomik. /ZËRI