Limaj: Protesta e 1 tetorit i ka parapri luftës së UÇK-së

Aktuale October 01, 2018 - 12:40
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj sot ka përkujtuar 21 vjetorin e demonstratave të studentëve me 1 tetor 1997, transmeton “Zëri.info”.

Limaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se kanë qenë po demonstratat e vitit 1997 ato që i kanë parapri luftës së UÇK-së.

Po ashtu Limaj ka deklaruar se këto demonstrata janë dëshmi e sakrificës që është bërë për lirinë e Kosovës.

LEXO EDHE: Fotografi të rralla nga demonstrata e 1 tetorit

Postimi i plotë i tij:

Sot kujtojmë me krenari protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 ku qindra mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorë universitarë protestuan rrugëve të Prishtinës duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëheshin nga regjimi serb.

Protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 i paraprinë Luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 21 vjet më pas, këto protesta mbesin burim frymëzimi për gjeneratat e mëvonshme.

Protestat e 1 Tetorit janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave! /ZËRI