Sela: Rezultati ishte i pritur, krimi dhe korrupsioni udhëhoqi kampanjën për NATO dhe BE

Aktuale September 30, 2018 - 23:15
Lexo detajet

Drejtpërdrejt nga selia qendrore e Aleancës për Shqiptarët, deklaratë për media dha lideri Ziadin Sela.

“Falënderojmë të gjithë qytetarët që në mënyrë demokratike u shprehën në kutitë e votimit. Poashtu edhe ata që nuk e shfrytëzuan të drejtën në kutinë e votimit. Edhe kjo është e drejtë demokratike”.

Sipas tij, ajo çka është e rëndësishme është  se shqiptarët kanë dalur në kutitë e votimit përafërsisht në numër të njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare. Sipas analizave toka, diku rreth 250.000 shqiptarë kanë reqlizuar të drejtën e tyre qytetare.

“Në total jemi të kenaqur nga dalja. Ky numër ishte i pritur, kur dihej që jo të gjitha partitë do te marrin pjesë në votime. Apo thënë më saktë një parti nuk do të del në zgjedhje.

LEXO EDHE: Këto janë rezultatet preliminare në referendumin në Maqedoni

Natyrisht, rezultati mund të ishte ndryshe, nëse do të ishin dëgjuar thirrjet e ASH-së për pastrim te listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, kjo ka ndikuar në arritjen e cenzusit.

Faktori tjetër i rëndësishëm ishte edhe krimi dhe korrupsioni qeveritar që nuk kaloi pa vërejtur nga populli. Këtë më shumë e rëndoi edhe udhëheqja e kampanjës për NATO dhe BE nga persona të inkriminuar në afera të ndryshme korruptive”.