Hoti i bindur për fitoren e LDK-së në zgjedhje, flet për Qeverinë e re

Aktuale September 30, 2018 - 16:42
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është duke qëndruar në Gjermani aty ku ka zhvilluar takim me Kryesinë e degës së LDK-së në këtë shtet, raporton “Zëri.info”.

Hoti përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se u ka premtuar bashkatdhetarëve që qeveria e ardhshme do të ketë prioritet kërkesat e tyre.

“Ne qeverinë e ardhshme do te punojmë ngushte me këta veprimtare për te dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre për te lehtësuar udhëtimin e tyre ne Kosove dhe për te promovuar investimet e tyre ne vendlindje. Do te punojmë shume për te ndihmuar arsimin dhe kulturën shqiptare ne Gjermani, ne këtë vend mik”, ka shkruar Hoti.

LEXO EDHE: Deputeti i AAK-së: Sfidat e radhës të Kosovës ushtria, INTERPOL-i e vizat

Ky është postimi i plotë i tij:

“Ne takimin me Kryesine e Degës së LDK-se në Gjermani, te mbajtur sot ne Hanover te Gjermanisë, diskutuam për organizimin e degës tonë në Gjermani. Bashkë me anëtarët e Kryesisë Qendrore, z.Muharrem Svarqa dhe z.Anton Quni, i falënderuam shumë për aktivitetin shumëvjeçar për pavarësinë e Kosovës. Ne do të jemi së bashku për te organizuar aktivitetin tone tek bashkatdhetarët tanë ne Gjermani, ku është i vendosur numri më i madh i mërgimtareve.

Në qeverinë e ardhshme do të punojmë ngushte me këta veprimtare për të dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre për të lehtësuar udhëtimin e tyre në Kosovë dhe për të promovuar investimet e tyre në vendlindje.

Do të punojmë shumë për të ndihmuar arsimin dhe kulturën shqiptare në Gjermani, në këtë vend mik.

Biseduam gjatë që këta veprimtarë të ndihmojnë partinë simotër të LDK-së që është CDU-ja e Kancelares Merkel dhe të inkuadrohen me shumë në institucionet gjermane me përfaqësues të shqiptareve.

Gjenerata e tretë e mërgimtarëve tanë në Gjermani dhe në vendet e tjera do të jetë burim i kuadrove të ekspertëve për qeverinë e ardhshme te Kosovës” . /ZËRI