Deputeti i AAK-së: Sfidat e radhës të Kosovës ushtria, INTERPOL-i e vizat

Aktuale September 30, 2018 - 16:49
Lexo detajet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se kryeministri i vendit është duke bërë punë të madhe së bashku me partnerët strategjikë për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës, raporton  “Zëri.info”.

Sipas tij sfidat e radhës për shtetin e Kosovës mbesin liberalizimi i vizave, INTERPOL-i dhe ushtria.

LEXO EDHE: Hoti i bindur për fitoren e LDK-së në zgjedhje, flet për Qeverinë e re

“Në kafen e parë në fundin e javës me Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në SHBA. Ai plot besim se Kosova është në rrugën e duhur që bashkë me partnerët strategjikë të përmbyllë procesin e shtetndërtimit dhe të hapë kapitullin e integrimit në BE dhe në strukturat euro-atlantike!  Ne të inkurajuar me qartësinë e tij dhe me miqtë e Kosovës! Interpoli, Ushtria dhe liberalizimi i vizave, janë sfidat e radhës! Sa shumë punë qenka bërë! Ju lumtë Kryeministër!”, ka qenë reagimi i Nitaj. /ZERI