Edhe Korab Sejdiu mbështet protestën e VV-së

Aktuale September 29, 2018 - 12:49
Lexo detajet

Sot lëvizja Vetëvendosje proteston nga ora 14:00 kundër presidentit Hashim Thaçi. Në këtë protestë pritet të marrin pjesë deputetë e pjestarë nga shoqëria civile. Në këtë protestë do të marrë pjesë edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, shkruan “Zëri.info”.

Ai përmes një postimi në llogarinë  e tij në “Facebook”, ka konfirmuar se edhe ai e ka mbështetur iniciativën e VV-së për protestë.

LEXO EDHE: Momentet kur nis protesta Thaçi do t'i kalojë brenda një kazerme ushtarake

“Dy orë na ndajnë nga mosnënshtrimi”, ka shkruar Sejdiu.

Protesta është thirrur për të kundërshtuar bisedimet në dialogun me Serbinë për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. /ZËRI