Momentet kur nis protesta Thaçi do t'i kalojë brenda një kazerme ushtarake

Aktuale September 29, 2018 - 11:20
Lexo detajet

Hashim Thaçi ka vendosur të mbajë një konferencë për media në kazermën e FSK’së në Prishtinë, në kohën, kur do të nisë protesta e Vetëvendosjes.

Presidenti Hashim Thaçi nuk do të jetë në zyrën e tij në Presidencë, në kohën kur kundër tij do të nisë një protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pikërisht, në orën 14, Thaçi do të jetë në një konferencë për media, që do ta mbajë në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.

LEXO EDHE: Thaçi flet para pjesëtarëve të FSK-së për themelimin e ushtrisë

Thaçi, të gjitha konferencat tjera, i ka mbajtur në zyrën e tij. Nuk është sqaruar se pse sot do t’u drejtohet qytetarëve nga kazerma e ushtrisë.

Protesta kundër Presidentit Thaçi e thirrur nga Vetëvendosje është paralajmëruar se do të zgjasë dy orë. Sipas organizatorëve, qëllimi i protestës është ndalja e Thaçit në projektin e tij për ndryshimin e kufijve.

Këtë protestë nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Partia Social Demokrate.

Ndërkohë, partitë në pushtet, PDK, AAK e NISMA kanë heshtur.