Hoti i kundërpërgjigjet Hoxhajt

Aktuale September 26, 2018 - 16:23
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se gjatë takimit m,e përfaqësuesit e Bashkimit Evropian i ka garantuar ata që kjo parti mbështet fuqishëm agjendën euro-integruese si dhe për mbështetjen e reformave dhe marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe të B E-së, raporton “Zëri.info”.

“Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e të gjitha vendeve të BE-së, i kam siguruar se LDK-ja e mbështet fuqishëm agjendën euro-integruese të Kosovës. Si opozitë kemi mbështetur reformat dhe marrëveshjet në mes të Kosovës dhe BE-së që burojnë nga MSA-ja. Ne si opozitë kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për marrëveshjet që burojnë nga MSA dhe i kemi votuar të gjitha”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai ka thënë që ka falënderuar ata për mbështetjen e Parlamentit Evropian për votimin pro liberalizimit të vizave.

“I falënderova për mbështetjen në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave dhe kërkova që sa më parë të përmbyllet kjo çështje edhe në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbesin të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm”, ka shkruar tutje ai.

Lidhur me temën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Hoti ka thënë që ka kërkuar nga zyrtarët e BE-së respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për zgjidhjen e këtij problemi.

LEXO EDHE: Hoxhaj: Opozita sot i tha jo liberalizimit të vizave

“Për temën e dialogut me Serbinë, kërkova që të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, shprehur përmes të gjithë përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, se tërësia territoriale e Kosovës është e pacenueshme dhe nuk mund të jetë pjesë e dialogut. Dialogu mbetet i vetmi mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe gjuha nxitëse duhet të dënohet. Akuza naive dhe e bazuar e zv.Kryeministrit Hoxhaj dëmton rëndë besimin në mes të pozitës dhe opozitës në të vetmen çështje në të cilën ne kemi dhënë përkrahje pa rezervë”, ka përfunduar ai. /ZËRI