Fjalët e fundit të ambasadorit Delawie para largimit

Aktuale September 26, 2018 - 16:20
Lexoni më shumë detaje

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka dhënë lamtumirën e fundit Kosovës, në përfundimin e misionit të tij diplomatik.

Delawie në Twitter ka shkruar se qytetarët dhe liderët kosovarë kanë në duart e tyre të ardhmen e vendit.

“Po e lë çelësin e llogarisë sime të Twitterit në duar të sigurta të zëvendësshefes së misionit diplomatik. Dhe, natyrisht çelësi i të ardhmes së Kosovës është në duart e qytetarëve dhe liderëve të saj. Pres të krijoni një të ardhme të ndritshme. Falëmnderit dhe lamtumirë”,  ka shkruar Delawie.

Image