Haxhiu: Thaçi kurrë s’ka qenë më keq

Aktuale September 22, 2018 - 08:20
Lexo tjera detaje
Image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, fton të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkëngjiten protestës së tyre më 29 shtator të këtij viti, siç ka thënë ajo, për ta parandaluar iniciativën e fundit të presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e vendit.

Haxhiu gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka vlerësuar se kreu i shtetit kurrë s’ka qenë në situatë më të vështirë politike sesa që është tash që nga fillimi i karrierës së tij politike, shkruan sot Gazeta "Zëri".

“Hashim Thaçi kurrë s’ka qenë në gjendje më të rëndë politike se që është tash. Ai e ka humbur mbështetjen e qytetarëve, por idenë e tij nuk e përkrahin as deputetët e ish-partisë së tij PDK-së, pasi që vlerësojnë se është një iniciativë e rrezikshme. Pra, askush në Republikën e Kosovës nuk e mbështet presidentin në kauzën e tij”, thotë Haxhiu për “Zërin”, duke shtuar se qëllimi i vetëm i Thaçit është që të shpëtojë nga Gjykata Speciale.
 

Ajo në këtë intervistë mes të tjerash ka folur edhe për mundësinë e rrëzimit të qeverisë “Haradinaj”, për të cilën iniciativë ka thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me LDK-në.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)