Veseli: Gazetarëve dhe artistëve nuk ju besohet

Aktuale September 20, 2018 - 17:14
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fund të seancës e cila u mbajt sot tha se gazetarëve dhe artistëve nuk duhet t’ju besohet.

Kjo deklaratë e Veselit erdh pasi që deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, paralajmëroj se bashkë me qytetarët e Ferizajt do ta bllokojnë rrugën me “bagera” nëse nuk ndërramrin diçka për ta shtruar një rrugë lokale në komunën e tij.

Ndaj këtij paralajmërimi të deputetit Tahiri ka dashur të reagoj deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, por këtë gjë e pengoi Veseli, duke iu referuar Tahirit si artist, Veseli i sugjeroi Haxhiut që ta lë me kaq.

“Zonja Haxhiu, gazetarëve dhe artistëve kurrë mos iu dil përpara”, ka thënë Veseli në përfundim të seancës.