Londra jep sinjale për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Aktuale September 20, 2018 - 15:53
Lexo detajet

Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, ajo mund të bashkohet me Shqipërinë. Problemi i vetëm është se në këtë rast Serbia mund të kërkojë një “Serbi të Madhe” ose një pjesë të Bosnjës.

Kjo është një analizë koncize e botuar nga gazeta britanike “The Economist”, duke cituar burime të paidentifikuara nga krerët e qeverisë së Kosovës. Fakti është se historitë e demarkacionit, shkëmbimit të territorit, korigjim të kufirit, të gjitha përpjekjet për të gjetur një marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës - Kutia e Pandorës në lidhje me ndryshimet e mëtejshme kufitare është e hapur. Pyetja e vetme është nëse britanikët dinë më shumë rreth kësaj teme apo vetëm dëshirojnë për quar më shumë pluhur në bashkësinë ndërkombëtare, raporton “Sputnik”, transmeton zeri.info

Nuk është gjë e panjohur se britanikët, prej nga vijnë “sinjale të reja”, janë shumë të angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, edhe pse jo aq publikisht dhe zyrtarisht siç bëjnë Amerika apo Gjermania. Për këtë flet dhe Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, duke theksuar se Britania nuk ka strategji zyrtare ndaj Kosovës, por që është shumë aktive në këtë çështje, si anëtare e Kuintit dhe si një vend ende anëtare e BE-së. Kjo, megjithatë, nuk i pengon ata të kenë pikëpamje disi të ndryshme për disa nga zgjidhjet që kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës. Është e qartë nga fakti se gjatë kryesimit të presidencës së OKB-së vendosën që UNMIK-u të mos paraqesë më raportin tremujor publik për Kosovën, sepse, thonë ata, bëhet fjalë për shtet sovran.

“Pra, nëse flasim për idenë e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo është për hapjen e rrugës për njohjen e Kosovës nga Serbia. Sa për shkrimet në mediat britanike mbi bashkimin me Shqipërinë, është, natyrisht, kthim në temën që është hapur - ndarja dhe demarkacioni kufitar”, tha Janjiq.

Ai vë në dukje se idetë që po hasen, të përdorura për të mbështetur demarkacionin e Kosovës dhe Serbisë, bazohen në parimet e njohjes së shkëputjes. Pra, njohja e Kosovës si pjesë e territorit që u nda nga Serbia. Megjithatë, Janjiq është pyetur nëse Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, e cila më 2008 shpalli pavarësinë.

Ai beson se shumica e politikanëve në Kosovë nuk duan bashkim me Shqipërinë dhe është i sigurt se as Britania  zyrtare nuk mbështet publikisht krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Nga ana tjetër, krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, duke krijuar “Serbinë e Madhe” është diçka që është menduar të shkaktojë sa më shumë frikë, thotë Janjiq.

“Në thelb, britanikët janë përfshirë në këtë diskutim që të përfundojnë debatin e vërtetë në lidhje me aspektet e këqija dhe të mira të një demarkacioni të mundshëm, që është, përshtatja e kufijve midis Prishtinës dhe Beogradit”, thotë ai, duke vënë në dukje se britanikët si një shtet ‘kolonial’ kanë përkrahur gjithmonë krijimin e shteteve më të vogla./Zeri