Haradinaj: Faleminderit mik i madh dhe besnik i ynë

Aktuale September 18, 2018 - 21:15
Lexo detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj, e ka pritur për herën të fundit Greg Delawi-en, si ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi nëpër rrjete sociale ka thënë se Delawie, ka qenë një mik i madh dhe besnik i Kosovës, duke e falënderuar për punën e tij si ambasador në Prishtinë.

Kryeministri në fund ka uruar për bekimin e Amerikës dhe miqësisë së saj me Kosovën.

“Në pritjen lamtumirëse në nderim të Ambasadorit të ShBA-së, Greg Delawie, një mik i madh dhe besnik yni. Çdoherë do ta ketë vlerësimin e popullit të Kosovës për punën e tij të madhe në vendin tonë dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Falënderues, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që ka treguar për vendin tonë! Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përhershme!”, ka shkruar Haradinaj.

Image 
Image 
Image 
Image