Veterani solidarizohet me veteranin

Aktuale September 18, 2018 - 13:24
Lexo detajet

Përfshirja e disa veteranëve të vërtetë të luftës në listën e veteranëve të “rrejshëm” i ka mllefosur edhe ata të cilët e gëzojnë statusin e veteranit dhe që nuk janë përfshirë në “listën e zezë”. Njëri ndër ta është doktori Ibrahim Berisha, i cili ndihet i zhgënjyer me faktin që emri i shokut të tij të luftës, Ilmi Januzit, figuron në listën e të ashtuquajturve “veteranë të rrejshëm”, raporton “Zëri”.

LEXO EDHE: Ushtari i vërtetë i UÇK-së e gjen veten në listat e mashtruesve, ky është arsyetimi i prokurorisë për të (DOKUMENT)

Ky është reagimi i plotë i doktorit Ibrahim Berisha:

La Perëndimin dhe erdhi qysh në vitin 1993. La mantillën e bardh dhe ju bashkua qetave të trimave dhe e veshi uniformën e shenjtë të UÇK-së. Koordinojë shumë ambulanca nëpër zonat e luftës, e sidomos në Drenicë. Përveç kësaj pune të palodhshme kishte edhe detyra të mëdha ushtarake sepse e kishte besimin e madh nga udhëheqësit ushtarak.

Më kujtohet takimi i parë në fshatin tim, në Grabovc, ku erdhi me një bashkëluftëtarë të cilin nuk e njihja, por më vonë e kuptova se cili ishte, por emrin nuk po e përmendi për hirë të modestisë sepse tani i njëjti ish-ushtar ka post shtetëror. Biseduam gjerë e gjatë. Kërkesa e tij dhe e bashkëluftëtarit të tij për mua ishte kjo: “Dok, a mund të llogarisim te ti për shëndetësi në këtë regjion, të organizoni ambulanca statike dhe lëvizëse, varësisht prej nevojës , me furnizime dhe me staf mjekësor?”.

Me vullnetin më të madh pranova. Ishte nder dhe privilegj për mua të jem në stafin shëndetësor të UÇK-së. U përshëndetëm në mënyrën më të mirë. Kohë pas kohe na vizitonte me disa bashkëluftëtar, përfshirë heroin Fehmi Lladrovci, të cilin nuk e njihja.

Të flas për kontributin e Ilmi Januzit dhe stafin e tij të bashkëluftëtarëve duhet kohë e gjatë, muaj apo edhe vite. Këtë reagim e bëjë nga irritimi që kur në listën e keqe e pash emrin e këtij burri, këtij trimi, u irritova tej mase. U shkova!

Kujt i duhet kjo?! Çka fitojnë me këto veprime të turpshme sa të ulëta po aq jo njerëzore?! Dikush po luan me ndjenjat e luftëtarëve të Lirisë. Me ndjenjat e atyre si ky në këtë rast që kurrë, ama kurrë nuk e shkelën betimin e dhënë, nuk përfituan në emër të luftës asnjë metalik. Përkundrazi,. Treguan kulturë dhe dinjitet qytetar pas luftës.

Andaj, ju prokuror, apo kushdo qofshi, mos luani me ndjenjat e atyre që gjak, mund e sakrificë shkruan historinë, fituan lirinë, të cilën sot e gëzon rina dhe populli i Kosovës.

Me respekt e krenari solidarizohem me trimat e lirisë, Dr. Ibrahim Berisha. /ZERI

Image

Image