Ushtari i vërtetë i UÇK-së e gjen veten në listat e mashtruesve, ky është arsyetimi i prokurorisë për të (DOKUMENT)

Aktuale September 18, 2018 - 11:36
Lexo detajet

Pas publikimit të listave me emrat e veteranëve të rrejshëm në opinionin publik është ngjallur një debat lidhur me atë se shumë veteranë të cilët po pretendojnë se janë të vërtetë e kanë gjetur veten në mesin e këtyre listave, shkruan “Zëri.info”.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Muhamet Jetish Ahmetit, i cili për “Zërin”, ka rrëfyer se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së në Zonën e Drenicës. Ahmeti po pretendon se ka edhe fakte për këtë gjë dhe se këtë rast e ka dërguar edhe në Prokurorinë Speciale.

Sipas tij arsyetimi nga Prokuroria Speciale ka qenë ndonjë gabim eventual në përpilimin e listave.

LEXO EDHE: Ushtari 16 vjeçar i UÇK-së: E kapa pushkën si fëmijë e ju me quani mashtrues!

“Arsyetimi ishte dje që kam qenë në zyrat e tyre se gjoja bërë ndonjë gabim. Por unë u kam ofruar dëshmitë e mija të cilat i posedoj", ka thënë ai për "Zërin".

Ahmeti për “Zërin”, ka dërguara edhe fotografi dhe dokumente që tregojnë se ai ka qenë luftëtarë i vërtetë i UÇK-së.

Ky nuk është rasti i vetëm. Edhe shumë veteranë të tjerë kanë dërguar dëshmi se kanë qenë pjesë e UÇK-së por që e kanë gjetur emrin e tyre në këto lista.  /ZERI

Image

Image

Image

 

Image

Image

Image

Image