Isufi: Mbajeni kokën lartë veteranë, Blakaj dezertor i drejtësisë

Aktuale September 17, 2018 - 22:42
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi u ka dal në mbrojtje veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare dhe në të njëjtën kohë ish prokurorin Blakaj e ka cilësuar si dezertorë të drejtësisë, shkruan “Zëri.info”.

Këto deklarata Isufi i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ku reagimi i tij ka ardhur pas publikimit të listave me emrat e rrejshëm të veteranëve.

Isufi tutje ka shkruar se këto lista janë bërë nga njerëz që nuk kanë guxim qytetarë.

Shumë veteranë janë ankuar se në këto lista figuron emri i tyre pavarsishtë se ata kanë luftuar.

LEXO EDHE: “UÇK-ja kishte 25 mijë pjesëtarë, jo 13 mijë”

Shkrimi i plotë i Isufit në Facebook:

Mbane kokën lartë gjithmonë veteranë të lirisë.

Lista e Elez Blakajt, prokurorit dezertor të drejtësisë, më gjasoi më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e regjimit të Millosheviqit.

Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut.

Kur e pashë emrin e Rexhep Maksut Veselit (Fisit) u çudita pse nuk ishte edhe emri im sepse kemi qenë të akuzuar nga Prokuroria e Vranjës, për gjoja krime lufte. E mora vetëm këtë shembull për të treguar se u ndjeva i irituar edhe për të gjithë juve që gjendeni në kë listë .

Bashkëluftëtarë e veteranë, ju nuk keni luftuar as për famë as për benificione por, as nuk keni luftuar për një ‘drejtësi’ të padrejtë që fyen dinjitetin tuaj.

Ky dezeror dhe ky manipulues i drejtësisë iku nga atdheu dhe la turpin prapa.      

Lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.

Turpi i mbuloftë të gjithë ata që fyejnë vlerën më të shenjtë të lirisë-UÇK-së. /ZËRI