OVL në Drenas: Prokuroria nuk ka qëllim ta zbardhë të vërtetën

Aktuale September 17, 2018 - 11:09
Lexoni më shumë detaje

Organizata e Veteranëve të Luftës, dega në Drenas, ka reaguar lidhur me publikimin e një liste me emrat e rreme të veteranëve, duke thënë se në këtë listë gjenden të dhëna të pavërteta, ku në këtë listë gjenden shumë ushtarë meritorë që ishin ushtarë të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas OVL e UÇK-së dega në Drenas, publikimi i emrave të tyre në lista me emra të rreme është fyerje dhe degraduese.

“Nga kjo listë ndihën të fyer dhe të degraduar të gjithë ata djem dhe vajza që nuk kursyen asgjë për të i dal në ndihëm atdheut, e sot disa prej tyre figurojnë në këto lista si veteranë të rremë. Prokuroria dhe kush do që i ka publikuar këto lista duhet sa më parë të bëje përmirësimin e këtyre gabimeve e jo të ndihemi të fyer pjesëtarët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga kjo mënyrë e të funksionuarit na bind që as edhe prokuroria apo cilido prokuror nuk ka qëllim ta zbardhë të vërtetën, është shumë e habitshme se si ka mundësi që prokuroria të bëjë gabime të tilla”, thuhet në reagim.