Sejdiu: Nuk mund të ndërtohet konsensus për dialog me inate

Aktuale September 06, 2018 - 15:39
Lexoni më shumë detaje

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se, nga ana e PSD-së nuk është pranuar propozimi i kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili kërkoi që dy seancat të mbahen së bashku raporton “Zëri.info”.

“Platforma bëhet në Kuvend me 2/3 e votave, pas kësaj bëhet ekipi negociator, formohet një komision që e mbikëqyr këtë ekip, por siç duket që edhe në pushtet ju konvenon që të mbajnë këtë pushtet ‘qorr’ dhe të bllokojnë punën e seancës. I vetmi vend në botë, është Kosova që Qeveria e bllokon punën e Kuvendit të Kosovës, ata po duan që ky diskutim aq i rëndësishëm e serioz për bisedime, të mos bëhet në Kuvend. Kjo qon në një qëndrim edhe më larg të pozicionit që duhet ta mbajmë”, tha Sejdiu, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij konsensusi për dialogun nuk mund të bëhet në këtë situatë.

‘Konsensus nuk bëhet me inate e hidhërime, duhet që të bashkëpunojmë për ndërtimin e një platforme nacionale për dialog.  Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, qëndrimet janë të njëjta, dhe PSD-ja është e vetmja që po jep qëndrime konkret për dalje nga situata”, tha ai.

Ai bëri të ditur që Kryetari i Kuvendit, propozoi që të bashkohen dy seancat, por proceduralisht sipas Sejdiut një gjë e tillë nuk është e mundur, sepse duhet të përfundoj një seancë për të përfunduar tjetra. /ZERI/