Veseli: Seanca e opozitës do të mbahet më 19:30

Aktuale September 05, 2018 - 18:17
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zyrtarizuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur nga partitë opozitare të vendit raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

Veseli po ashtu ka bërë të ditur që nuk ka kuorum për të vazhduar seancën e thirrur nga Qeveria për të emëruar ekipin negoicator për bisedime në Bruksel.

“Për seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë nuk ka kuorum. Tani i vije radha seancës së jashtëzakonshme të opozitës e cila do të vazhdoj në orën 19:30, e cila do të jetë pothuajse për të njëjtën temë por nga kolegët e opozitës”, tha Veseli.