Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

Aktuale September 05, 2018 - 18:06
Je kur pritet të fillojë kjo seancë

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga tri subjektet opozitare LDK, LVV dhe PSD, pritet që të fillojë sot, pas vonesës që i është bërë nga seanca tjetër e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Burime të “Zëri”-it, bëjnë me dije se kjo seancë e thirrur nga opozita pritet të fillojë sot në ora 19:30.

Përkundër kësaj, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria e Kosovës lidhur me emërimin e  Ekipit Negociator të Kosovës për dialog me Serbinë.

Kjo seancë është thirrur për sot në ora 14:00, mirëpo nuk ka filluar ende si pasojë e mungesës së deputetëve. /ZËRI/