Haradinaj: Edhe Thaçi është kundër ndarjes së Kosovës

Aktuale August 30, 2018 - 10:17
Lexo detajet

Ka përfunduar takimi i delegacionit që përfaqësoi Kosovën në Bruksel.

Pas takimit kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se sot bashkë me presidentin Thaçi kanë biseduar lidhur me takimet në Bruksel.

“Ajo çfarë ka rëndësi është se presidenti është shprehur qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, raporton Indeksonline.

Sipas Haradinajt ajo që është me shumë rëndësi është se territori dhe kufijtë nuk do të diskutohen.

 Ky takim nuk ishte paralajmëruar ndërsa nuk dihen saktësisht as temat e diskutimit brenda këtij delegacioni.

 Të pranishëm në takimin që u zhvillua brenda Kuvendit të Kosovës, ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Image