Zvogëlohet numri i nxënësve në Bujanovc

Aktuale August 29, 2018 - 22:34
Lexo detajet

Në Bujanoc edhe sivjet është vërejtur rënie e numrit të nxënësve shqiptarë që vijojnë mësimin në nivelin fillor dhe atë të mesëm.

Në Drejtorin Komunale për Arsim, thonë se zvogëlimi i numrit të nxënësve është pasojë e shumë faktorëve e veçanërisht migrimit të popullatës për shkak të mungesës së perspektivës në këtë zonë.

Në Komunën e Bujanocit sivjet mësimin e vijojnë 2435 nxënës nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme me mësim në gjuhën shqipe. Ky numër në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar një rënie për 125 nxënës.

Në drejtorin komunale për arsim, thonë se zvogëlimi i numrit të nxënësve është pasojë e shumë faktorëve e veçanërisht migrimit të popullatës për shkak të mungesës së perspektivës në këtë zonë.

“Në shkollën e vetme të mesme në Bujanoc, është shënuar zvogëlimi më i madh i numrit të nxënësve edhe atë 71 nxënës më pak se në vitin e kaluar”, tha Driton Rexhepi – Drejtoria për Arsim në Bujanoc.

Ndërsa Zejni Fejzullahu – Drejtor i SHM “ Sezai Surroi” , tha se rënia e numrit të nxënësve ka pasoja edhe në shkurtimin e vendeve të punës.

Kurse Valton Sylejmani – zv/drejtor në SHM “ Sezai Surroi”, tha se sipas një studimi të këshillit nacional gjatë pesë viteve të shkuara rënia e numrit të nxënësve në nivel të Luginës së Preshevës ka kaluar 25 %, ndërkohë statistikat dëshmojnë se në pjesët rurale në aspektin procentual zvogëlimi kalon 80% e numrit të nxënësve në krahasim me pesë vite më parë. Përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve, zhvillimi ekonomik dhe arritja e kthimit të të zhvendosurve sidomos në pjesët rurale mendohet se do të ia kthej perspektivën e humbur kësaj zone.