Holffman: FSK-ja e gatshme për të ofruar siguri në vend (Foto)

Aktuale August 28, 2018 - 13:30
Lexo detajet

Sot po mbahet ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), Ral Holffman ku po merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Drejtori Ral Holffmann falënderoi ekipin e tij, duke përmendur edhe disa suksese të NALT-it.

"Gjatë muajve të fundit kam qenë pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë. Ministër Berisha, gjeneral Rama,faleminderit për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. Ne jemi të dërguar nga shtete të ndryshme kështu qe kemi sjellje dhe kultura të ndryshme, mirëpo ne jemi duke i kombinuar ato. Sot po festojmë përvjetorin tone te dytë. Jam shumë i kënaqur që familja jonë është duke u shtuar. Puna juaj me dhe për FSK është një kontribut i madh. Ka qenë nder i madh të jem drejtor i juaj. Ne kemi arritur shumë, gjatë detyrës time si drejtor. Ne kemi organizuar disa aktivitete të suksesshme. Jam takuar me kryeministrin Haradinaj në baza të rregullta si dhe udhëheqës të tjerë politik”, tha ai.

Sipas tij, Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme që kurdo që ka nevojë të ofrojë siguri në vend.

LEXO EDHE: Haradinaj: FSK-ja e gatshme për transformim

"Ne të gjithë e dimë qe Qeveria dhe udhëheqësia politike dhe ushtarake si dhe qytetarët e këtij vendi janë duke kërkuar më shumë. Qytetarët janë shumë mirënjohës për ato qe ka bërë NATO. FSK-ja është e dizajnuar dhe ndërtuar nga NATO-ja dhe shtetet e saj anëtare. Ajo është një forcë profesionale. Kosova qëndron e gatshme për të ofruar siguri kurdo dhe kudo kur kërkohet. Tranzicioni është një proces i zhvillimit të FSK-së i cili kërkon efikasitet dhe pjekuri institucionale të FSK. Transicioni do të mundësoj përgatitjen për transformim në ushtri", tha ai.

Në fund, Holffmann u shpreh mirënjohës për punën që ai ka bërë në Kosovë.

"Në fund të misionit tim do të ofroj disa konstatime. Kosova është një vend me potencial të madh shumë e pasur nga kultura e banuar me njerëz bujar. Kam parë shumë vende dhe kam shikuar kam dëgjuar dhe mësuar,të kuptoj historinë e shtetit tonë që të mësoj këshilla dhe mbështetje. Ka qenë një nder i madh që kam shërbyer si drejtor i NALT-it në Kosovë", përfundoi ai./ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image