Haradinaj: FSK-ja e gatshme për transformim

Aktuale August 28, 2018 - 13:40
Lexo detajet

Sot po mbahet ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT),  Ral Holffman, raporton “Zeri.info”.

Në këtë ceremoni kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj derisa falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar Kosovën dhe kanë siguruar paqen në vend, theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme për transformim.

"Drejtori Ral Holffmann faleminderit për kontributin tuaj. Është një moment që të bëjë disa reflektime të mija. Që nga vitit 1999 shumë vajza dhe djem kanë shërbyer në vendin tonë për të ndalur tragjedinë dhe për të mbajtur paqen. Faleminderit të gjithëve që keni shërbyer në vendin tonë. Ne si kosovar jemi zotuar që të jetojmë në paqe jo vetëm me njëri tjetrin por edhe me fqinjët tanë. Është koha që jo vetëm të marrim nga ju por edhe të japim. Kosova është zotuar që të jetë partnere edhe në siguri. Ne jemi të gatshëm për tranzicionin tonë. Ne synojmë ti bashkohemi NATO-s", tha ai.

LEXO EDHE: Holffman: FSK-ja e gatshme për të ofruar siguri në vend

Ndërsa, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha falënderoi forcat e NATO-s që kanë bërë që Kosova të jetë një vend i sigurt.

"Gjeneral Hoffmann ju keni vënë standard i cili do të na shërbejë si model. Angazhimi juaj meriton mirënjohje të lartë. Si rezultat i bashkëpunimit FSK ka arritur një shkallë të lartë të aftësimit. Besoj se arritjet e forcës sonë do të jeni një histori suksesi për ju gjeneral. Tashmë jemi të përkushtuar të vazhdojmë edhe më tutje bashkëpunimin.", tha ai/Zëri/