Veseli i quan dezinformata deklaratat e opozitës për dialogun, Ahmeti i kundërpërgjigjet ashpër atij

Aktuale August 27, 2018 - 21:10
Lexo detajet

Pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme nga ana e tri partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka thënë që thirrja e kësaj seance është e panevojshme dhe se partitë opozitare po shpërndajnë dezinformata sa i përket dialogut me Serbinë, shkruan “Zëri.info”.

Pas kësaj deklarate nga Veseli ka reaguar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se në vend që Veselit ë kërcënoj ta ftoj seancën e kërkuar.

Kjo seancë është kërkuar para takimit të presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta zhvillojë me presidentin serb Aleksandër Vuciq më 7 shtator e ku njëra ndër temat që do të diskutohet do të jetë edhe ajo e korrigjimit të kufijve në mes të të dy shteteve.

LEXO EDHE: Veseli: Me dezinformata, opozita po synon nxitjen e tensioneve

Ky është reagimi i plotë i Ahmetit:

Kadri Veseli e paska quajtur veprim absurd dhe të panevojshëm thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga opozita, për dialogun me Serbinë.

Kush? Kryetari i Kuvendit. Ku? Në një republikë parlamentare. Kur? Kur Presidenti i vendit (e miku i tij) Hashim Thaçi angazhohet për "korrigjim të kufirit" me një shtet që nuk e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, të cilat i paska përmendur Kadri Veseli.

Institucionet e shtetit dhe Kushtetuta e Republikës të cilat i paska përmendur Kadri Veseli nuk janë diktakti i pushtetit dhe shpërfillja e opozitës shumicë në Kuvend.

Dhuna dhe destabiliteti të cilat i paska përmendur Kadri Veseli nuk janë seancat e Kuvendit, por shmangia e tyre në emër të ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit.

Vështirë të ketë mendësi më antidemokratike se sa ta kundërshtosh politikisht idenë e zhvillimit të një seance parlamentare! Seanca parlamentare është vetë parimi themelor i shtetit demokratik! Ai parlament përbëhet nga të zgjedhurit e popullit në zgjedhje të lira. Dhunë e sistemit dhe kërcënim për rendin kushtetues e ligjor është kur kryetari i një Kuvendi kërcënon dhe frikëson opinionin për shkak të ftesës së një seance parlamentare nga opozita. Kur Presidenti shpërfill Kuvendin sidomos para se të filloi negociatat rreth integritetit territorial, me shtetin që nuk ta njeh shtetësinë.

Në vend të kërcënimeve të maskuara me leksione mbi demokracinë, Kadri Veseli le ta ftojë seancën. E ka detyrë ligjore, nëse jo vullnet politik.

Po! Jemi më të interesuar se kurrë për të debatuar dhe për të marrë përgjegjësi për dialogun.

Për legjitimitetin, përfaqësimin, platformën dhe mbikëqyrjen e tij.

Në Kuvend, tek përfaqësuesit e popullit. Me shumicë të kualifikuar!

Sepse nuk mund të ketë dialog me Serbinë pa opozitën.

Për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. /ZËRI