Deda e Kusari takim me Delawien, kundërshtojnë ndryshimin e kufijve

Aktuale August 27, 2018 - 16:15
Lexo detajet

Kryetarja e Alternativës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda sot janë takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie me c`rast edhe njëherë kanë deklaruar se janë kundër ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Zëri.info”.

“Sot me Mimoza Kusari takuam Ambasadorin e SHBA-ve z. Greg Delawie, ku prezantuam qëndrimet e Alternativës për dialogun me Serbinë dhe kundërshtuam projektin e ndryshimit të kufijve”, ka shkruar Deda në “facebook”.

LEXO EDHE: Admirali Foggo flet për korrigjimin e kufijve

Tutje Deda ka bërë të ditur se  me ambasadorin amerikan është biseduar edhe për rastin e prokurorit Blakaj.

“Me Ambasadorin Delawie biseduam edhe për sundim të ligjit dhe rastin Blakaj, dhe e cekëm domosdoshmërinë e hetimit të pavarur e pandikuar politik për këtë rast.

Gjithashtu, e përsëritëm qëndrimin tonë që Kuvendi i Kosovës duhet të ndërpresë pushimin sa më parë dhe të jep fjalën e vet për zhvillimet e fundit negative për shtetësinë tonë”, përfundon postimi i tij. /ZËRI