Admirali Foggo flet për korrigjimin e kufijve

Aktuale August 27, 2018 - 15:01
Lexo për më shumë detaje

 

 Admirali James Foggo, komandant i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli nuk ka pranuar që ta jap komente rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nën arsyen se ai është në cilësinë e ushtarakut dhe nuk ka të drejtë të flas për një gjë të tillë, raporton “Zëri.info”.

“Para disa ditëve pata mundësinë të pres në Napoli nja tre raportues serbë dhe ndër çështjet që u diskutuan është edhe ajo çka thashë është se është mirë që edhe presidenti Thaçi edhe Vuçiq janë duke biseduar së bashku në Bruksel, dhe meqë jam në petkun e ushtarakut, nuk e kemi atë mundësi që të japim koment rreth dialogut të Kosovës me Serbinë”, ka thënë ai.

Foggo me këtë rast ka thënë që shpreson se liderët e të dyja vendeve do të arrijnë jë zgjidhje për këtë problem të ndjeshëm.

“Dhe sikurse zyrtarët e përzgjedhur nga ju në mënyrë demokratike, unë jam i bindur se të dy zyrtarët do të vijnë tek zgjidhja e këtij problemi të ndjeshëm. Ju siguroj se ne jemi prapa, dhe do të jemi këtu sado që e kërkon nevoja”, ka thënë  Foggo. /ZËRI