Haradinaj i pikëlluar për John McCain

Aktuale August 26, 2018 - 09:21
Lexo detajet

Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë senatori amerikan, John McCain i cili njëherësh ishte edhe mik i madh i shqiptarëve, shkruan “Zëri.info”.

Me rastin e vdekjes së tij i pikëlluar është ndjerë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që Kosova e humbi mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi drejt lirisë do të ishte i vështirë.

Haradinaj po ashtu ka thënë që McCain do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës.

LEXO EDHE: Cilat ishin mesazhet e McCain herën e fundit kur vizitoi Kosovën?

Ja postimi i plotë i tij:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës.

Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë.

Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtatve njeriut dhe ligjvënës i pashoq.

Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës.

Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë! /ZËRI