Intervista e plotë e botuar në ‘Zëri’, ku Rugova fliste për shkëmbim territoresh (FOTO)

Aktuale August 24, 2018 - 14:00
Lexo detajet

Pos presidentit aktual Hashim Thaçi, i cili në vazhdimësi po deklaron se duhet të ketë korrigjim të kufijve me Serbinë, 23 vjet më parë, në janar të vitit 1994, edhe ish-presidenti, tashmë i nderë Ibrahim Rugova, kishte folur për opsionin e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, raporton “Zëri.info”.

“Ndarje të Kosovës-JO, këmbim territoresh-PO”, ky ishte titulli i intervistës së botuar në Gazetën “Zëri”, e cila ishte realizuar me ish-kryetarin Rugova atë kohë.

LEXO EDHE: Thaçi promovon intervistën me Rugovën, të cilën e kishte realizuar këshilltari i tij

Në këtë intervistë Rugova ndër të tjera flet edhe për mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, me ç’rast e sheh të arsyeshëm opsionin e ndërrimit të Leposaviqit dhe disa qyteteve në veri (të banuara me serbë), me Luginën e Preshevës, transmeton “Zëri.info”.

“Edhe në mund të bëjmë kësi lloj pazari. Aq më tepër kur kemi legjitimitetin historik, etnik, juridik dhe politik mbi Kosovën. Nuk duhet harruar se Kosova ka qenë njësi konstituive e Federatës Jugosllave. Megjithatë, po e përsëri se për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që për Leposaviqin dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset e tjera në Serbinë Jugore, të banuara me shumicë shqiptare”, ishte shprehur Rugova gjatë intervistës për “Zërin”.

Në vazhdim mund ta gjeni të plotë intervistën, e cila ishte realizuar para 23 vjetësh. /Zeri

Image 
Image 
Image