Janjiq: Serbia më lehtë e pranon shkrirjen e Kosovës në Shqipëri sesa njohjen e saj

Aktuale August 22, 2018 - 13:39
Lexo detajet

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq thotë se fushata mediatike kundër tij është planifikuar në mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare e mbajtur ditë më parë në Beograd.

Ai thotë se qëllimi i kësaj fushatë është përgatitja e terrenit për referendumin mbi Kosovën dhe të shmangies së vëmendjes së opinionit nga thelbi i çështjes.

“Dorëzimi i pjesës më të madhe të Kosovës është projekt shtetëror, në pjesën më të madhe i mbështetur në ideologjinë e akademikut Dobrica Qosiq, të përshkruar në librin “Kosova” nga viti 2004, ndërsa “regjimi aktual, si trashëgimtar i ideologjisë dështuese të Qosiqit synon ta detyrojë popullin serb që përmes referendumit t’i bëjë vetvetes amputim territorial e shpirtëror”, ka thënë Janjiq për gazetën e Novi Sadit ‘Danas’, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Ministri serb: Takimi i radhës Thaçi-Vuçiq, vendimtar për marrëveshjen finale

Sipas tij, qëllimi i bisedimeve midis Beogradit e Tiranës me pjesëmarrjen e Prishtinës, që aktivisht zhvillohen që nga viti 2016, sado që ideja është e vjetër, është që Kosova të shkrihet në Shqipëri dhe duke ia dorëzuar Shqipërisë së Madhe të shmanget “kafshata” e rëndë e njohjes së Kosovës.

Janjiq ka dalë kundër idesë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ndarjen e Kosovës në vija etnike dhe kufizimin me të.

Kjo ka bërë që ai të kritikohet ashpër si nga Vuçiqi ashtu edhe nga shumica e mediave serbe që kontrollohen prej presidentit serb.