Ministri serb: Takimi i radhës Thaçi-Vuçiq, vendimtar për marrëveshjen finale

Aktuale August 22, 2018 - 10:21
Lexo detajet

Nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Tregtisë dhe Turizmit, Rasim Lajiq po thotë se takimi i radhës ndërmjet presidentit Thaçi dhe Vuçiq do të jetë vendimtar për zgjidhjen mes dy shteteve.

Sipas tij, pas këtij takimi do të jetë më e qartë nëse problemet Kosovë-Serbi do të zgjidhen, apo edhe një përpjekje do të dështojë.

Lajiq ka vlerësuar se në këtë periudhë Thaçi është një pozitë më të favorshme se Vuçiq, duke marrë parasysh kundërshtimet në Beograd.

LEXO EDHE: Sejdiu: Serbia po organizon ndarjen e Kosovës

“Opozita në Kosova ka përdorur një retorikë të ngjashme si pjesa më e madhe e publikut në Serbi. Këtu preferohet që të mbahet konflikt i ngrirë, dhe për 20 deri në 30 vjet mos të negociohet”, ka thënë Lajiq.

Ai është shprehut optimist se një zjidhje do të arrihet shumë shpejt, pasi që dy vendet janë të gatshme të bëjnë lëshime..

Lajiq deklaroi se në qeverinë serbe të gjithë pajtohen se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me të gjitha opsionet, veç luftës dhe konfliktit të ngrirë.

Ndryshe, takimi i radhës Thaçi-Vuçiq është planifikuar në shtator.