‘Liberalizimi nuk finalizohet këtë vit, ndoshta vitin tjetër’

Aktuale August 22, 2018 - 11:09
Lexo detajet

Pavarësisht se Komisioni Evropian tashmë ka dhënë rekomandim pozitiv për vizat dhe pavarësisht se në fund të gushtit çështja e vizave pritet të diskutohet edhe në komisionin e Parlamentit Evropian, LIBE, anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane (nga LVV), Fatmire Kollçaku, ka konsideruar se nuk do të ketë liberalizim gjatë këtij viti, raporton zeri.info.

“Ne nuk jemi optimistë që liberalizimi do të ndodhë brenda këtij viti, ndoshta vitin e ardhshëm. Nuk po shohim asnjë hap drejt një shteti ligjor, por vazhdimisht degradim të shtetit që është shumë për keqardhje. Megjithatë, unë mendoj që nuk duhet dënuar populli për shkak të pushtetarëve”, është shprehur nënkryetarja e LVV-së.

LEXO EDHE: Hoxha: Presim vlerësim pozitiv për vizat

Sipas saj, institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur kriteret e vëna për liberalizim të vizave.

“Sigurisht që edhe ne si gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës kishim dashur që të ndodhë liberalizimi i vizave, që në vazhdimësi hapat që ndërmirren nga bashkësia evropiane të jenë pozitivë për neve. Por unë mendoj që shumë detyra ne ende nuk i kemi kryer”, ka shtuar Kollçaku.

Ajo tutje, ka vlerësuar se qeveria aktuale nuk është jetëgjatë dhe se shumë shpejt do shkohet në zgjedhje të parakohshme./Zeri