Mijëra besimtarë mblidhen për faljen e Kurban Bajramit në Tiranë

Aktuale August 21, 2018 - 08:42
Lexo detajet!

Besimtarët myslimanë festojnë sot një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit Islam, Kurban Bajramin.Në Mekë ndodhen tashmë mbi 2 milionë besimtarë nga i gjithë planeti, ndërsa ashtu si në gjithë boten Islame edhe në Tiranë besimtarët u mblodhën këtë mëngjes për të falur Namazin.

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën që në orët e para të së martës në Sheshin Skënderbej për të falur Namazin e festës së Kurban Bajramit.

Përpara besimtarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe solidarit mes njeri-tjetrit.

“Le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje. Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne.Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona”, u shpreh Skënder Bruçaj, kryetar i Komitetit Mysliman në Shqipëri.

Ndërsa për Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe në këto kohë. 

Në këtë ditë besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë. /Tch