Komuna e Vushtrrisë së shpejti me kontrata të hapura

Aktuale August 07, 2018 - 21:04
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

Komuna e Vushtrrisë pritet që brenda javës të i publikojë kontratat e prokurorimit publik pas një zotimi të bërë nga kryetari i kësaj Komune, Xhafer Tahiri, raporton “Zëri.info”.

Ko gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi lëshuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

“Edhe Komuna e Vushtrrisë pritet t’i publikojë gjatë kësaj jave kontratat e prokurimit publik. Këtë zotim e ka bërë sot kryetari i kësaj komune z. Xhafer Tahiri, gjatë tryezës që #KDI mbajti me rastin e publikimit të Indeksit të transparencës në prokurimin publik për vitin 2017”, thuhet në këtë njoftim.

Njoftimi lidhur me këtë gjë ka pasur edhe nga komuna e Vushtrrisë. Përmes një njoftimi për media, zyrtarë nga kjo komunë kanë thënë se nga sot kjo komunë do të bëhet me kontrata të hapura të cilat do të publikohen në ueb faqen e saj, raporton tutje “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Komunat me nivel të ulët të transparencës buxhetore

“Nga sot Komuna e Vushtrrisë bëhet me kontrata të hapura dhe të publikuara në faqen e saj zyrtare. Në krejt këtë proces që është iniciuar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me qëllim të rritjes së transparencës infollogaridhënies dhe që është mbështetur nga USAID-it, projektit për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, dhe nga organizata Demaokraci plus. Qytetarët, mediat dhe shoqëria civile, organizatat e ndryshme dhe të gjithë të interesuarit mund t’i qasen kontratave në vegzën  https://kk.rks-gov.net/vushtrri/category/prokurimi/kontratat-nenshkruara/ë Kjo ka rëndësi të veçantë pasi që të gjitha palët mund të shohin se si komuna ka lidhur kontrata, me çfarë kushte, me cilët operatorë dhe me çmime për njësi veç e veç, jo sikurse aktualisht publikohen nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në platformën e-Prokurim si vlerë e përgjithshme e kontratës”, thuhet në komunikatë. /ZËRI