Komunat me nivel të ulët të transparencës buxhetore

Ekonomia August 07, 2018 - 11:56
Lexoni më shumë detaje

Komunat e Kosovës, ende vazhdojnë të mbajnë të mbyllura, dokumentet publike të kërkuara nga personat kompetentë dhe në aspektin e transparencës në nivel buxhetor, raporton "Zeri.info".

Këto të dhëna janë prezantuar, nga hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës ( KDI), Diana Metushi- Krasniqi.

Më mirë komunat nuk qëndrojnë as në publikimin e buxhetit të aprovuara, e njoftimet për kontrata, raporton Zëri. Info.

"52 për qind të komunave nuk publikojnë buxhetin e aprovuar në faqet e komunave. Vetëm 21 për qind të komunave publikojnë raportin e prokurimit publik. Nga 2640 njoftime në (KRPP), vetëm 542 janë të publikuara në faqet e komunës", ka prezantuar Metushi-Krasniqi.

Por, fusha e prokurimit publik, po cilësohet  kritike, si pasojë e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies në nivel komunal.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu në fjalën e tij hyrëse, ka sqaruar se indeksi i transparencës në prokurim publik për komunat, ka për qëllim të vlerësoj punën e komunave, kryetarëve përkatësisht, raporton Zëri. Info

"Transparenca në prokurimin publik është kritike. Kemi dy raste që kanë filluar t'i hapin kontratat", është shprehur Kryeziu.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i cili është pjesëmarrës në publikimin e këtij raporti, ka nxitur zyrtarët komunal për ofrimin e transparencës në këtë fushë.

Image

 

"Reforma në prokurim është qenësore. Prokurimi i hapur mundëson fushë te barabartë të lojës për sektorin privat. Shumë komuna nuk i kanë përmbushur kriteret për dëgjim publik", ka theksuar në mes tjerash Delawie.

Në prezantimin e këtij raporti, po marrin pjesë edhe disa prej kryetarëve të komunave.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e të tjerë. /ZËRI/