Moti i nxehtë në Evropë, temperaturat pritet të thyejnë rekordin

Aktuale August 04, 2018 - 12:43
Lexoni më shumë detaje

Moti i nxehtë në Europë ka goditur më shumë Portugalinë dhe jugun e Spanjës, ku temperaturat kanë arritur rekordin e 48 gradë Celcius dhe që pritet të rriten edhe më tepër këtë fundjavë.

Tetë vende në qendër, jug dhe lindje të Portugalisë kanë thyer tashmë rekordin e temperaturave të larta të një moti të paprecedentë.

Ndërsa Organizata Botërore e Meteorologjisë thotë se rekordi është vendosur në Athinë të Greqisë në 1977, 48 gradë Celsius.

Por jo vetëm në jug të Evropës. Suedia është ende nën kërcënimin e zjarreve të javëve të fundit, që janë shtrirë tashmë në rrethi e Arktikut.

Autoritetet shtetërore atjeparalajmërojnë një rrezik të lartë të zjarreve dhe ne qendër dhe jug të Suedisë këtë fundjavë, pasi moti vijon të jetë i thatë dhe me erëra të forta.

Ndërkohë në Britani pritet vala e dytë e të nxehtit këtë verë, që nga Spanja e Portugalia do të mbërrijë gjatë javës në veri të Evropës.

Mjaft vende në Evropë kanë marrë masa për përballimin e një moti të nxehtë, ku kryesore janë përkujdesja ndaj moshave të treta, parandalimi i zjarreve.

Ndërkohë në Budapest kafshët e kopshteve zoologjike po i ushqjenë me ushqime ngrira, e në Finlandë një supermarketë i lejon klientët të flejnë aty për të qendruar freskët.

Një mot i tillë në fakt ka shkaktuar dëme dhe në bujqësi, ku të mbjella janë shkatërruar dhe fermerët po paralajmërojnë se për shkak të produkteve të reduktuara do të rriten dhe çmimet.