Hoti: Lojërat për shkëmbim apo korrigjim territoresh po i kushtojnë Kosovës

Aktuale August 02, 2018 - 13:39
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti diskutimet për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë i ka quajtur si lojëra të kota që po i kushtojnë vendit me stopim të njohjeve të reja, shkruan “Zëri.info”.

“Lojërat me fjalë si "shkëmbin territoresh" dhe "korrigjim të kufijve" janë të kota, por po na kushtojnë me stopim të plotë të njohjeve të reja”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.

Tutje ai ka thënë që kufijtë e Kosovës janë njohur  qysh në vitin 1989 dhe se janë 110 shtete që i njohin ata kufij.

“Kosova është pranuar shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1989. Janë mbi 110 vende që na kanë njohur në ata kufij. Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë merr parasysh ata kufij dhe bazuar në ketë opinion na kanë njohur shtetet me të fuqishme dhe demokratike të botes”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: PSD: Kuvendi ta ndërpresë pushimin, të votohet rezoluta për dialogun

Sipas Hotit për kufijtë e Kosovës nuk ka të drejtë të diskutojë askush dhe se lojërat me fjalët “Shkëmbim Territoresh”, ose “Korrigjim i kufijve” po e dëmtojnë Kosovën.

“Askush nuk ka të drejtë të  diskutojë për territorin e Kosovës, sepse do të binte ndesh me vullnetin e popullit të Kosovës për shtet te pavarur, të shpallur me Deklaratën e Pavarësisë me 17 shkurt 2018, dhe me Kushtetutën e Kosovës. Lojërat me fjalë si "shkëmbim territoresh" ose "korrigjim i kufijve" po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar tutje ai.

Krejt kjo rrethanë e krijuar  e ka nxjerr jashtë funksionit diplomacinë e Kosovës, thotë tutje Hoti pasi që sipas tij më nuk po diskutohet për lobim për njohje të reja.

“Vet ideja qe kjo heshtje mund të diskutohet në dialogun me Serbinë e ka nxjerre jashtë funksionit të saj të gjithë diplomacinë e Kosovës. Sot në asnjë takim a forum ndërkombëtare nuk diskutohet për njohje të reja qe duhet t'i vijnë Kosovës, sepse liderët institucional të Kosovës kanë dhënë sinjale se do te rishikojnë tërësinë territoriale te Kosovës. Kjo është e pafalshme dhe do të ndëshkohet nga qytetaret e Kosovës”, ka përfunduar Hoti. /ZËRI