PSD: Kuvendi ta ndërpresë pushimin, të votohet rezoluta për dialogun

Aktuale August 02, 2018 - 13:24
Lexo detajet

 Partia Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për medie, me ç’rast ka thekuar se Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej të shkonte në pushim pa e miratuar rezolutën për dialogun, në kohën kur po flitet për shkëmbime territoresh me Serbinë, raporton Zëri.Info

Kryetari i këtij subjekti politik, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kuvendi nuk do të duhej të shkonte në pushim pa u votuar rezoluta e propozuar nga PSD për dialogun.

LEXO EDHE: Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

“Dialogu ka filluar pa kurrfarë mandati nga kuvendi. Po dihet që kuvendi ka caktuar edhe përfundimin e seancës, që do të thotë se edhe ai debat që e iniciuam nuk u votua rezoluta. Të gjitha shtetet e botës po flasin për skenar të rrezikshëm për ndarje të Kosovës dhe shkëmbime territoresh dhe kuvendi jon shkon në pushim”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta mandatojë ekipin negociator për dialogun me Serbinë në Bruksel.

“Do të duhej ta kishim një platformë të përbashkët. Veçse kanë ndodhur takime mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe nuk ka pasur asnjë raportim, derisa aleatet tanë po thonë që gjerat janë në tavolinë. Ne kemi një rezolutë në fuqi e cila flet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe në rezolutë shkruan që kuvendi e autorizon qeverinë për negociata”, ka deklaruar Ahmeti. Ai është shprehur i habitur me vendimin për pushim, duke thënë se në gusht dhe në shtator priten zhvillime të mëdha. /Zëri/