Nuk ndalet Gjergj Dedaj ‘sulmon’ prapë Serbinë dhe Turqinë

Aktuale August 02, 2018 - 12:48
Lexo detajet

Zëvendësministri në ministrinë e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj nuk është ndalur me deklaratat e tij lidhur me shtetin e Serbisë dhe Turqisë. Tani ai ka shkruar se këto dy shtete kanë bërë gjenocid mbi shqiptarët, shkruan “Zëri.info”.

Sipas tij këto dy shtete kanë bërë sulme barbare mbi shqiptarët dhe se ata nuk duhet të ndihen krenar për këtë gjë.

“Edhe njëherë: Turqia dhe Serbia, përplot 6 shekuj kane qene sundimtaret me te egër dhe pushtuesit me barbare e popullit shqiptare! Ata kane bere krime dhe gjenocid ne këto troje. Turqët dhe Serbet e tashëm te Kosovës nuk duhet te ndjehen krenare për atë kohe,

LEXO EDHE: Dedaj: Serbia dhe Turqia ‘Shtrigat e Ballkanit”

por duhet te distancohen nga ajo kohe dhe nga ato krime barbare. Njëkohësisht, nuk duhet te ndjehen fajtore as te ofenduar kur atë periudhe gjashtëshekullore e quajmë sakte siç ishte. Unë ketë e kam bere dhe do ta bëjë çdo herë për pushtuesit turko- serb dhe asnjëherë nuk merrem as me turqët dhe as serbet e Kosoves te cilet e gjykojnë atë pushtim barbare dhe janë qytetare të barabarte të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Dedaj në një postim në “Facebook”.

Ai edhet dielën përmes një postimi ka bërë një deklaratë për po këto dy shtete duke i quajtur ato “Shtrigat e Ballkanit”. Ky postim shkaktoi reagime të shumta aq sa u kërkua edhe shkarkimi i tij.

Lidhur me këto deklarata nga Dedaj ka folur edhe kryeministri, Ramush Haradinaj i cili ka thënë që ato do të rishikohen nëse janë deklaruar nga ai dhe më pas do të merret një vendim për të, pasi që sipas Haradinajt ka kërkesë për shkarkimin e tij. /ZËRI